Gara për përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës në futboll është nxehur shumë, pasi trajnerit të deritanishëm Primozh Glihës nuk iu vazhdua kontrata nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Shumë emra kanë qarkulluar për të marrë drejtimin e Kosovës.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe trajneri kosovar Ismet Munishi, i cili ironizoi se Carlo Anceloti po do të që të jetë trajner i Dardanëve.
“Nxehet gara për selektor, Ancelotti shpreh dëshirën e tij të madhe për stolin tonë”, shkroi Munishi në rrjetin social Facebook.