Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe sot në restorant “Leo” në Pejë, ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Gazeta Sinjali nga burimet e saja ka mësuar se të plagosurit janë babë dhe bir.
Sipas informatave të para djali është plagosur në këmbë nga arma, kurse babai i tij ka pësuar lëndime, por jo nga plumbi.
Të plagosurit janë Halil Ademi dhe djali i tij Orhani të cilët tashmë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ende nuk dihet për gjendjen e tyre.
Gazeta Sinjali ka zbuluar identitetin e të dyshuari për plagosjen në Pejë. Ai është Rasim Kelmendi, 34-vjeçar.
Ky i fundit është arrestuar në vendin e krimit, konfimron Policia.
“Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga i dyshuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.