Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë për festën e Pavarësisë

Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë për festën e Pavarësisë

Kryeministrat i Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti, kanë shtrënguar duart në Vlorë, ku të dy ndodhen në qytetin ku 111 vite më parë u ngrit flamuri shqiptar.

Dy kryeministrat morën pjesë së bashku në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Pas mosdakordësive në distancë mes dy liderëve për çështjen e raportit Kosovë-Serbi, tashmë duket se ujërat janë qetësuar.

Kjo u duk edhe në deklaratën e një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, që vlerësoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë pranuar propozimin për asociacionin./tvklan.al/

Related Articles