Policia tha se aksidenti që la të vdekur të martën një këmbësore në “Rrugën C” në Prishtinë, ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në obduksion, thuhet në raportin e policisë.
“Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruan në kumtesë.