Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili i ka dhuruar një libër të historisë së partneritetit mes dy shteteve.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e Rohde folën edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve. Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.