Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq gjatë muajt dhjetor.
Kurti tha se ai si kryeministër, qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë qenë gjithmonë të përkushtuara, konstruktive dhe kreative, por sipas tij, nga sulmi terrorist në Banjskë, duhet theksuar se prioriteti i Kosovës është siguria.
“E siguria është siguria e kufijve. Ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk mund të kemi normalizim pa siguri, e siguria nënkupton që kriminelët nuk duhet të jenë të lirë siç po ngjanë në Serbi”, tha Kurti.
Takimi i fundit në Bruksel i Kurtit me krerët e BE-së në kuadër të dialogut ishte më 26 tetor.