Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në punimet e autostradën e Gjilanit janë shfaqur disa probleme si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Ai tha se në lidhje me këtë projekt duhet të bëhet riformatimi i kontratës në mënyrë që të përfshihen edhe disa shpronësime të reja në mënyrë që të bëhen sanimet për problemin e shfaqur.
“Derisa po ecim me shpejtësi për autostradën e Gjilan, na është shfaqur problemi me rrëshqitjen e dheut me të cilin ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht zëvendësministri Hysen Durmishi, është duke u marrë intensivisht”, tha Kurti.
Tutje, Kurti bëri të ditur se për vazhdimin e autostradës nga Bresali deri te Dheu i Bardhë, buxheti është ndarë dhe në fillim të vitit tjetër do të fillohet me procedurat e prokurimit.
Dhe për vazhdimin e autostradës nga Bresalci deri në Dheun e Bardhë, tashmë ne e kemi ndarë buxhetin dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë edhe procedurat e prokurimit.