Një burrë ka vdekur në Prishtinë pasi e kanë zënë disa panele druri.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kompetent në QMF’në në Prishtinë.
“ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISËMNË VENDIN E PUNËS – Prishtinë 03.12.2023 – 21:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”