Everton bind me rezultatin 3-0 ndaj Newcastle në javën e 15-të të Premier League.
Sfida e luajtur në “Goodison Park” solli raste të shumta, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
U desh minutë e 79’ që McNeil të gjente rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën.
Në minutën e 86’ Doucoure dyfishoi avantazhin për Everton, teksa gjithçka u vulos nga Beto, i cili realizoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 90+6’.
Pas javës së 15-të, Everton ngjitet në vend të 17-të me 10 pikë, teksa Newcastle pozicionohet në vend të shtatë me 26 pikë