Sekretari Organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se Kryeministri Albin Kurti duhet të bëjë një kërkimfalje ndaj Nënave Gjakovare pas takimit që pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporon Gazeta Enigma.
“Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet të shkojë në Gjakovë te Ferdonije Qerkezi dhe te “Nënat Gjakovare” për t’iu kërkuar falje se i ka gënjyer dhe mashtruar kur iu premtonte se nuk do të dialogonte me Serbinë pa u zbardhur fati i fëmijëve të tyre”, është shprehur Gjoshi.
Kurti këtë të martë është takuar me Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.