Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në fshatin Duhël të Suharekës, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se nga familjarët në Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.
“Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftim.