Më 15 qershor, një person nga Komuna e Malishevës ka raportuar në Policinë e Kosovës së nga një person i panjohur i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën ka pasur një revole dhe 18 fishkë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka njoftuar se është duke e hetuar rastin dhe ende nuk ka të arrestuar.
“Fsh. Carralluk, Malishevë, 15.06.2021 – 17:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur i është thyer vetura e tij e llojit në të cilën ka pasur një çantë të krahut në të cilën ka pasur një revole, një karikator dhe 18 fishekë të njëjtit kalibër”, thuhet në njoftimin e Policisë/Gazeta Enigma.