Ish-policit serb që akuzohet për krime lufte i kërkohet të dorëzohet

Ish-policit serb që akuzohet për krime lufte i kërkohet të dorëzohet

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ftuar ish-policin serb, Millan Jovanoviq, që të marrë pjesë në seancën fillestare më 21 shkurt të vitit 2024 pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje me persona tjerë të pa njohur, të uniformuar dhe të armatosur, “krime Lufte kundër popullsisë civile”.

“Konform nenit 303 par.8 të KPPRK-së gjykata I bënë thirrje të akuzuarit Millan Jovanoviq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar më datë dhe në kohë si më lartë”.

” Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Millan Jovanoviq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Millan Jovanoviq në këtë çështje juridiko penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Related Articles