Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre, të cilët kanë frikë t’i denoncojnë në Polici.
Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Fushë Kosova, pasi të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin.
Sinjali ka mësuar detaje nga dëshmia e 26-vjeçares e cila ka pohuar se pas konfliktit verbal, i dashuri i saj e ka mbyllur në banesë dhe nuk e ka lënë që të largohet.
39-vjeçari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.