Kërkesa e Osmanit nga Brukseli: Liderët e BE-së t’i heqin menjëherë masat e padrejta ndaj Kosovës

Kërkesa e Osmanit nga Brukseli: Liderët e BE-së t’i heqin menjëherë masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka arritur në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Osmani prej atje ka thënë se është shumë e lumtur që ndodhet në Bruksel dhe që përfaqëson një shtet që ka harmonizuar politikën e tij 100 % me secilin vendim të BE-së që ndërlidhet me politikë të jashtme dhe se Kosova do të vazhdojë të veprojë në të njëjtën mënyrë.

Ajo ka kërkuar që BE-ja t’i largojë menjëherë masat ndaj Kosovës, duke thënë se janë joproporcionale dhe të padrejta dhe se po ndikojnë në jetët e qytetarëve të Kosovës.

Osmani ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për de-eskalim.

“Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heq ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për projekte për ujin e pijes, menaxhimin e mbeturinave, dhe projekte që ndikojnë direkt në jetën e tyre”, ka thënë Osmani.

Related Articles