Këto janë disa nga vendimet që mori sot Qeveria

Këto janë disa nga vendimet që mori sot Qeveria

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Fillimisht, Kurti përmendi ndarjen e 40 milionë eurove shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Buxheti i sivjetmë për mbrojtje, për herë të parë në historinë e ushtrisë sonë tejkalon 200 milionë euro, apo mbi 2% së BPV-së, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Tutje, kryeministri theksoi vendimin për shtesën e njëhershme prej 100 euro për pensionistët dhe shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët.

“6.1 milionë euro për mbështetje bizneseve për qasje në financa për Pakon e Ringjalljes Ekonomike; 5 milionë euro për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë; 4 milionë euro ndihmë bizneseve dhe bujqve për rimëkëmbje nga vërshimet e ndodhura në Republikën e Kosovës“, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Related Articles