Shkëndija e Tetovës ka dalur “pro” idesë së Federatës së futbollit të Maqedonisë për të pasur sistem VAR në kampionat.
Kuqezinjtë kanë shprehur shqetësimet për lëshimet e mëdha në sferën e referimit në futbollin e Superligës së Maqedonisë dhe përmes një komunikate ka kërkuar që me urgjencë të vendoset sistemi VAR.
Skuadra tetovare mendon se vendosja e VAR-it do të siguronte një mjedis më transparent dhe do të ndihmonte parandalimin e gabimeve të arbitrave, duke rritur kështu besueshmërië dhe standarin e lojës.
“Ne besojmë se ky veprim do të ndihmojë në ngritjen e imazhit të futbollit dhe kërkojmë gjitha klubet të na bashkohen në këtë nismë për një lojë të pastër dhe të drejtë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.
Kuqezinjtë gjysmësezonin vjeshtor në Superligën e Maqedonisë së Veriut e mbyllën në vendin e tretë në renditje, teksa ditën e djeshme i ndanë rrugët e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu, të cilin e morën në qershor të këtij