Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti babadimër.
Ai ia përmendi edhe mos ndarjen e buxhetit 2024 për Skenderajn dhe ndarjen e parave për komunat që udhëheqen nga VV.
Tutje Kastrati n ë “Facebook” ka shkruar se ku është zëri i deputetëve të VV nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku, pasi në këto komuna nuk kanë përfituar nga buxheti.
ZERO cent për Skënderaj, sepse ata i dhanë Adem Jasharin Kosovës.
“Sipas KQZ-së: në Prishtinë 71.873 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau vetëm nga 10 euro për kokë banori, ndërsa nga 103 euro i ndau për kokë banori në Shtimje (10 fish më shumë)”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Miq,
ZERO cent për Skënderaj, sepse ata i dhanë Adem Jasharin Kosovës.
Sipas KQZ-së:
në Prishtinë 71.873 qytetarë e kanë votu VV-në.
Atyre BABADIMRI ju ndau vetëm nga 10 euro për kokë banori, ndërsa nga 103 euro i ndau për kokë banori në Shtimje (10 fish më shumë);
URIME KRYEQYTETASVE!
Sipas KQZ-së:
në Ferizaj 35.158 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau ZERO cent;
Sipas KQZ-së:
në Kaçanik 9.854 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau ZERO cent;
Ku është zëri i deputetëve të VV nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku ???