Gjykata Speciale do të jetë në pushim dimëror nga sot deri më 5 janar të vitit të ardhshëm.
Kjo gjykatë bën të ditur se gjatë kësaj nuk do të mbahen seancat gjyqësore
“Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së (Dhomat e Specializuara të Kosovës). Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, bëhet e ditur në një njoftim të Speciales.