Të martën në Jarinje është arrestuar një shtetas i Serbisë i cili nuk i kishte përfillur urdhrat e policisë për të liruar rrugën me veturën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për të liruar rrugën (në shiritin-hyrës) me veturën e tij në të cilën kishte edhe një kafshë-qen, për të cilin nuk posedonte asnjë dokument dhe i ishte refuzuar hyrja”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.