Manchester City krenohet me mesfushorë të mrekullueshëm si Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silva, të cilët marrin shumë lëvdata. Por, Rodri duket se nuk merr të njëjtën vëmendje, edhe pse roli i tij në triumfin e trefishtë ishte i mahnitshëm.
John Obi Mikel është i fundit që ka treguar pak dashuri, duke e quajtur Rodrin si lojtarin më të rëndësishëm në Ligën Premier.
“Ai (Rodri) është lojtari më i rëndësishëm në Ligën Premier për momentin. Ai del nga fusha vetëm nëse City është 3-0 ose 4-0”, ka thënë fillimisht Mikel në podkastin e Obi One.
“Ajo që Rodri po bën tani, posedimi i topit, mënyra se si sulmon, futet në zonë, krijon shanse, mbrojtja, sulmi, ai po bën gjithçka, po ndërton – gjithçka kalon nga ky djalë”, përfundoi ish-ylli i Chelseat.
Mesfushori mbrojtës sezonin e kaluar shënoi 4476 minuta, më së shumti nga të gjithë lojtarët. Obi Mikel madje e krahasoi spanjollin me mesfushorët ikonikë mbrojtës të Ligës Premier si Roy Keane dhe Patrick Vieira.
Si një ish-mesfushor mbrojtës, Obi Mikel mund të shohë me të vërtetë se si Rodri mban ekuilibrin në skuadrën e Manchester Cityt.