Jabllanoviq: Lista Serbe e ka humbur besimin e serbëve të Kosovës

Jabllanoviq: Lista Serbe e ka humbur besimin e serbëve të Kosovës

Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq, ka thënë se në situatën aktuale nuk do të marrë pjesë nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore.

Jabllanoviq tha se Lista Serbe e ka humbur besimin e serbëve lokalë në Kosovë me disa vendime të tyre, që, sipas tij, nuk ishin në interes të qytetarëve.

“Në këtë moment siç qëndrojnë gjërat, jo nuk marr pjesë. Kam dëshirë personale të dal në zgjedhje, të shfrytëzoj qëndrimin e qytetarëve që Lista Serbe ka humbur besimin e qytetarëve… Dalja në zgjedhje dhe serbëve t’u jap një alternativë e re duhet, paraprakisht, duhet të kemi bisedë mes përfaqësuesve të serbëve në veri dhe Qeverisë së Kosovës”, tha ai në Tv Dukagjini.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me partitë serbe që operojnë në veri, në mënyrë që të zgjidhen problemet.

Related Articles