Pavarësisht gjithë konfliktit me Ukrainën që e mban Rusinë larg garave të UEFA-s, Federata Ruse e Futbollit (RFS) refuzon çdo lëvizje në Konfederatën Aziatike (AFC).
“Ne vendosëm të mos shkojmë [nga UEFA] në Azi. Të gjithë e mbështetën njëzëri këtë vendim”, shpjegoi nënkryetari i RFS-së, Akhmed Aidamirov, cituar nga agjencia TASS.
Objektivi është që të luftojmë ende për rikthim në garat evropiane. “Ne vendosëm të vazhdojmë kontaktet me UEFA-n dhe të shohim se si do të evoluojë situata vitin e ardhshëm”, argumentoi Mikhail Guerchkovitch, anëtar i komitetit ekzekutiv të Federatës Ruse. Duhet theksuar se argumente të tjera të përdorura përfshijnë faktin se FIFA mund të mos pranojë kalimin në Azi dhe gjithashtu humbjen e rëndë financiare për klubet.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar i futbollit të Rusisë mbetet në një bllokim që nga pezullimi i të gjitha garave të UEFA-s më 28 shkurt 2022, katër ditë pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës.
Që në fillim të vitit është krijuar një grup pune për këtë riintegrim. I vetmi hap në këtë drejtim dukej se ishte me ekipet nën 17 vjeç, por pa efekte praktike deri tani. Kujtojmë që UEFA ka qenë dhe vazhdon të jetë e vendosur me vendimet e saj kundër Rusisë, duke e parë atë si shkaktare të luftës në Ukrainë