Manchester United, Bayern Munich, PSG dhe Borussia Dortmund kanë qenë dy skuadrat e para të huaja që kanë marrë një pozicion për vendimin për krijimin e Superligës së Evropës.
Më pas, edhe vetë Premier League ka lëshuar deklaratën e saj duke refuzuar plotësisht formatin e ri.
“Vendimi i sotëm nuk e mbështet Superligën dhe Premier League vazhdon ta REFUZOJË një koncept të tillë. Tifozët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për futbollin dhe herë pas here ata e kanë bërë të qartë kundërshtimin e tyre ndaj një kompeticioni që shkëputë lidhjen mes futbollit vendas dhe atij europian. Premier League rithekson angazhimin e saj ndaj parimeve të qarta të konkurrencës së hapur që mbështesin suksesin e garave të klubeve vendase dhe ndërkombëtare” thuhet në deklaratën e Premierligës Angleze