Në qendër të Prishtinës ka ndodhir një thërrje me thikë. Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “2 korriku”.
Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, ka thënë Ahmeti.