Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e informoi ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsëriti se do të bëhet gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe shtetit.
“Ne gjithashtu shkëmbyem mendime për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike”, tha Vuçiq në Instagram.
Ai shtoi se i ka përcjellë Boçan-Kharçenkos urimin që dy kombet t’i presin festat e ardhshme dhe Vitin e Ri në paqe dhe begati.