Juventus mund Romën dhe i bën presion Interit në kreun e renditjes

Juventus mund Romën dhe i bën presion Interit në kreun e renditjes

Juventus ka fituar me rezultatin minimal 1 me 0 në “Allianz Stadium”. Goli i Rabiot në minutën e 47’, kur sa kishte filluar pjesa e dytë, ka mjaftuar për fitoren e gjithë ndeshjes.

3 pikë shumë të vlefshme këto, që e afrojnë Juventusin në vetëm 2 pikë nga Interi i vendit të parë. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit për javën e 18 në Seria A.

Ndeshje pa shumë raste në Torino, ku u vërejt një dominim nga Juventus. Viti 2024 do të jetë mjaft i luftuar për fitimin e titullit kampion, ku gara më e ashpër pritet mes Interit dhe Juventus.

Related Articles