Sot rreth orës 10:00 në pikën kufitare në Merdarë dyshohet se tre persona kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se tre të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor.
“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë. Pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën ‘sulm ndaj personit zyrtar’”, ka thënë zyrtarja për Informim e Policisë Flora Ahmeti.