Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë një reagim në lidhje me furnizimin me armatim të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Enigma.
MPJ-ja ruse ka thënë se me këtë furnizim SHBA-ja po i minon përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë paqe e stabilitet në Ballkan.
Këtë reagim, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka bërë përmes një postimi në Twitter.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova ka thënë se po bëhet shkelje nga militarizmi i Kosovës.
“Militarizimi i Kosovës është shkelje flagrante e Rezolutës 1244”, shtoi Zakharova.
Ushtria e Kosovës ka pranuar furnizime nga SHBA-ja që nga formimi i saj./Gazeta Enigma/