Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund.
Sipas komunikatës së qeverisë, në takimin e parë këtë vit me Ëesterlund, Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë.
“Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.
Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.