Mefushori sulmues i Sevillas, Lucas Ocampos është bërë viral me veprimin e tij teksa goditi penalltinë në ndeshjen mes Sevillas dhe Alavesit.
Teksa skuadra e Sevillas po humbiste 2-1, për vendasit u akordua një penallti, në të cilën Ocampos vendosi ta godasë me një gjest interesant.
Gjatë vrapimit për ta goditur topin nga pika e bardhë, Ocampos e gjuajti atë pa shikuar në portë, i cili gjithsesi doli të ishte i saktë, duke gjuajtur në mes të portës.
😱 Ocampos vient d’inscrire un penalty à l’aveugle !
Du jamais vu ! 🥜#SevillaFCAlaves
pic.twitter.com/y8qLgU6VZ0— La Pause Foot (@LaPauseFootball) January 12, 2024
Ky gol erdhi në minutën e 82-të duke barazuar shifrat në 2-2, megjithatë skuadra e tij humbi në fund me rezultatin 3-2 nga Alaves, me një gol të pësuar në kohën shtesë.