Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Sahnje të Dragashit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Demir Misini, 54-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipi i emergjencës ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Policia e Kosovës së bashku me njësitet përkatëse kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.