Xavi është pyetur rreth të ardhmes së tij pas humbjes 4-1 të Barcelonës nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës.
Trajneri i Blaugranas ka thënë se ai nuk ndihet nën presion dhe ka besimin e bordit të klubit.
“Kam besimin e klubit, kjo është mjaft e qartë. Unë besoj në projekt deri në fund”, ka thënë Xavi për mediat.
Nuk ka gjasa që Barcelona të marrë ndonjë vendim të madh për trajnerin e tyre pas humbjes në El Clasico. Më parë, Laporta deklaroi se do të gjykojnë punën e tij vetëm në fund të sezonit.
Barca ende merr pjesë në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, pavarësisht se është në një pozicion të pafavorshëm në ligë.