Ky është orari i ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

Ky është orari i ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

Futbolli kosovar për vitin 2024 zyrtarisht do të nisë me ndeshjet e Kupës së Kosovës që luhen në kuadër të 1/8 së finales, raporton Gazeta Enigma.

Në rrethin e 1/8 Kupa e Kosovës do të na sjellë duele interesante, ku vlen të theksohet se do të përballen dy finalistët e vitit të kaluar, Gjilani – Prishtina.

Gazeta Enigma mëson se ndeshjet do të luhen më 3 dhe më 4 shkurt nga ora 13:00.

Përballja Gjilani – Prishtina do të luhet të shtunën më 3 shkurt.

Orari i plotë:

E  shtune  03.02.2024  ora  13.00

Gjilani – Prishtina

Vjosa – 2 Korriku

Feronikeli-74  – Malisheva

Suhareka23 – Prishtina e Re

E diele 04.02.2024 ora 13.00

Trepca 89 – Llapi

Drita – Rilindja 1974

Ballkani – Vllaznimi

Dukagjini – Dinamo

Related Articles