Një grua është arrestuar dje në Gjakovë, pasi Policia dyshon se ajo para një viti kishte deklararuar rrejshëm lidhur me zhdukjen e një burri.
Policia në raportin 24 orësh i referohet deklaratës së të dyshuarës të para një viti.
Ajo është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë / 25.01.2023 – 20:00. Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.