Avokati serb flet pas vizitës në Prekaz: Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Avokati serb flet pas vizitës në Prekaz: Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se personalisht e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se sipas tij një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe shteti i tij, Serbia.

Sipas tij është në interes të Serbisë që ta njoh dhe ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj ndërkombëtare.

Ai theksoi se pavarësia e Kosovës është tashmë një fakt i kryer.

“Jo vetëm që e pranoj pavarësinë e Kosovës, konsideroj që është në interes të Serbisë ta pranojë pavarësinë e Kosovës, e vetmja rrugë me të cilën është Serbia të shkojë është ta ndihmojë fqinjin Kosovën që të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Vendi im duhet ta ndihmojë Kosovën jo vetëm ta arrijë nivelin e plotë të pavarësisë, por ta ndihmojë dhe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.”, tha ai në Debat Plus.

Related Articles