Kurti: Së shpejti nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Rugovës

Kurti: Së shpejti nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Rugovës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së zhvilluar të dielën te familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij, ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së tyre.

“Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më 7 maj të vitit 2019, Qeveria e Kosovës kishte ndarë afër 60 mijë euro mjete për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova” (57 mijë e 934 euro).

Derisa më 9 maj të 2018-s, ishte njoftuar se nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt janë ndarë mbi 85 mijë euro.

Related Articles