Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.
“Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve. I ndjeri Lulzimi, u prehtë në paqe! Ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së tij!”, ka shkruar Haxhiu.