U vetaksidentua dhe humbi jetën 27 vjeçari nga Gjilani, policia jep detaje

U vetaksidentua dhe humbi jetën 27 vjeçari nga Gjilani, policia jep detaje


Mëngjesin e sotëm një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti, në fshatin Miresh i vogël, në aksin rrugor Gjilan-Dheu i bardhë, raporton Gazeta Enigma.

“Me datën 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i vogël, aksin rrugor Gjilan-Dheu i bardhë”, kanë thënë nga Policia për Enigmën.

Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, kanë thënë Policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. / Gazeta Enigma.

Related Articles