Një ndeshje në kategorinë më të lartë të Belgjikës do të riluhet për shkak të një gabimi VAR.
Bëhet fjalë për duelin mes Anderlechtit dhe Genkut, i cili ishte zhvilluar fillimisht më 23 dhjetor.
Anderlecht mposhti Genkun përmes një goli fitues në minutën e 91-të, por tani ajo do të përsëritet, për shkak të një ‘gabimi të rëndësishëm të penalltisë nga VAR’.
Kështu ka vendosur Këshilli Disiplinor për Futbollin Profesional, ku pavarësisht apelit nga skuadra e Anderlecht, ajo nuk u mor për bazë, kësisoj ndeshja do të riluhet.