Talat Xhaferi ka thënë se sot përmbushet ëndrra për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Kështu ka shkruar ai në Facebook, pak minuta pas marrjes së mandatit si kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoni të Veriut.
“Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat!”, ka shkruar ai.