Ndeshje të zjarrta në Kupën e Kosovës në futboll, ky është orari i plotë që do zhvillohet në vikend

Ndeshje të zjarrta në Kupën e Kosovës në futboll, ky është orari i plotë që do zhvillohet në vikend

Futbolli në Kosovë rikthehet në aksion në vikendin që po vjen.

Do të jenë ndeshjet e Kupës së Kosovës ku skuadrat do t’i kenë ballafaqimet e para në prag të fillimit të stinorit pranveror, raporton Gazeta Enigma.

Padyshim se ndeshja kryesore e këtij rundi në Kupën e Kosovës do të zhvillohet në Gjilan ku skuadra e SC Gjilanit do t’i bëj konak FC Prishtinës. Kujtojmë që kjo ishte edhe finalja e vitit të kaluar ku skuadra prishtinase kishte triumfuar.

Gazeta Enigma ka siguruar orarin e plotë të ndeshjeve:

Të shtunën me 03.02.2024

Gjilani – Prishtina 13:00

Vjosa – 2 Korriku 13:00

Feronikeli ’74 – Malisheva 13:00

Suhareka – Prishtina e Re 13:00

E diel me 04.02.2024

Trepça ’89 – Llapi 13:00

Drita – Rilindja 1974 13:00

Ballkani – Vëllaznimi 13:00

Dukagjini – Dinamo 13:00

/Gazeta Enigma/

Related Articles