Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur edhe për stadiumin nacional.
Ai u shpreh se ky stadium do të bëhet dhe tha se e kanë obligim që ta kryejnë deri në vitin 2030.
“Stadiumi nacional tashmë është pjesë e obligimeve tona, në kontraten që e kemi nënshkruar me ICMG, që është Komiteti Ndërkombëtar për Lojërat Mesdhetare, pra do të bëhet, sepse e kemi obligim deri në vitin 2030”.
“Ne kemi thënë fillimisht stadiumet ekzistuese i kemi shumë keq, do të thotë duhet t’i rregullojnë ekzistueset, aty ku zhvillohen edhe ndeshjet e ligave tona, por edhe ndërkombëtare, ndërsa në një fazë të dytë, stadiumi nacional”, u shpreh ai.