Një aksident komunikacioni, mes dy kamionëve dhe një veturë ka ndodhur në Prizren, tek Ura e Landovicës, personat që kanë marrë lëndime trupore janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta Enigma.
Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë. Njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin”, tha Osmanollaj.
Bëhet e ditur se në këtë aksident ka të lënduar të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ende nuk dihet shkalla e lëndimeve./Gazeta Enigma/