Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e tretë rresht në Bundesligë, duke vazhduar kështu me presionin mbi liderin, Bayer Leverkusenin.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi sot ndaj Borussia Monchengladbach, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të.
Përballja në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 3:1.
Aleksandar Pavlovic (45′), Harry Kane (70′) dhe Matthijs de Ligt (86′) shënuan në fitoren e “Bavarezëve”.
Golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Nicolo Evledi (35′).
Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 50 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, me vetëm dy pikë më pak se Bayer Leverkuseni.
Borussia Monchengladbach ndodhet në pozitën e 13-të me 21 pikë të grumbulluara.