Ministri gjerman: Vizat një hap i rëndësishëm, nevojitet progres edhe në relacionet Kosovë-Serbi

Ministri gjerman: Vizat një hap i rëndësishëm, nevojitet progres edhe në relacionet Kosovë-Serbi

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se liberalizimi i vizave për Kosovën ishte një hap shumë i rëndësishëm.

Ai gjithashtu u shpreh se nevojitet edhe stabiliteti politik si dhe progresi në relacionet Kosovë-Serbi.

“Liberalizimi i vizave nga fillimi i këtij viti ishte një hap i mirë dhe i rëndësishëm, tani nevojitet stabiliteti politik, ligjor dhe ekonomik dhe na duhet progres i dukshëm në relacionet Kosovë dhe Serbi, kjo është e rëndësishme për rajonin, por edhe për vendin tuaj dhe gjithë Evropën”, u shpreh ai.

Pistorius tha se Gjermani pas ShBA-së është njëra nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës si në aspektin civil, ashtu edhe në atë ushtarak, njofton Klankosova.tv.

“Gjermani pas ShBA-së është njëra nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës si nga aspekti civil dhe ai ushtarak dhe kjo do të jetë kështu edhe në të ardhmën, këtë ua sigurojë. Ne tashmë po bashkëpunojmë me sukses në shumë fusha”, tha ai.

Ministri gjerman tutje u shpreh se KFOR-i mbetet si garantues për stabilitet dhe siguri dje sipas tij, do të mbetet edhe më tej pranishëm në Kosovë.

“KFOR-i mbetet dhe kështu është bërë e qartë edhe në muajt e kaluar, si garantues për stabilitet dhe siguri, ai do të mbetet edhe më tej këtu i pranishëm në Kosovë”.

“Stabiliteti i rajonit dhe i Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ne, ne e dimë edhe nga historia e Evropës në 50 vitet e kaluara se stabiliteti ose jostabiliteti në Ballkan ka luajtur një rol të madh dhe ka pasur një ndikim të madh të sigurisë në të gjithë Evropën, prandaj angazhimi ynë është edhe shprehje e solidaritetit për të kontribuar këtu në këtë mënyrë edhe në të ardhmen”, u shpreh tutje ai.

Related Articles