Ambasadori i Serbisë në Misionin e OKB-së, Nemanja Stevanoviq, ka dorëzuar sot kërkesën për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Arsyeja thuhet se është “situata në Kosovë”. Kërkesa i është dorëzuar Misionit të Guajanës të cilët janë në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Tërhiqet vëmendja për gjendjen aktuale në territorin e Kosovës, e cila është në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën e KS të OKB-së 1244, dhe e cila është e një natyre të tillë që kërkon mbajtjen e një seance të veçantë të Këshillit të Sigurimit”, shkruhet në artikullin e mediumit serb Tanjug.
Pakënaqësi nga Serbia ka kohëve të fundit për largimin e përdorimit të dinarit në Kosovë me anë të rregullores së fundit që është publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, po ashtu edhe për mbyllen e komunave paralele nga Kosova.