Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke kaluar momente fantastike me Bayer Leverkusenin këtë sezon në të gjitha garat.
Lojtari shqiptar është duke i prirë statistikave me pasimet më të sakta në top shtatë ligat më të forta në Europë.
236 është numri i pasimeve të sakta që ka bërë ish-lojtari i Arsenalit, më shumë se futbollisti gjerman i Real Madrid, Toni Kroos që rënditet i dyti (224).
Kurse top-3 në këto statistika interesante e mbyll mesfushori i Manchester Cityt dhe Kombëtares së Spanjës, Rordi me 223 pasime të sakta.
Kujtojmë që Granit Xhaka ende s’ka pësuar humbje me fanellën e Bayer Leverkusenit këtë sezon.