Në selinë Këshillit të Sigurimit të OKB-s në Nju Jork, sapo ka filluar mbledhja për Kosovën, e thirrur nga Serbia në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në këtë mbledhje, Kosovën do ta prezantojë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndërsa Serbia do të përfaqësohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Serbia përmes kësaj mbledhje po mundohet që të arrij miratimin e një resolute përmes së cilës do të dënoheshin veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës kundër institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë si dhe vendimin e Bankës Qëndore të Kosovës, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.