Janë pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocid në Kosovë Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim të fuqishëm para Këshillit të Sigurisë së OKB-së, raporton Gazeta Enigma.
Ai i quajti gënjeshtra pretendimet e Vuçiq. “Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20. Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut.
Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëertnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik.
Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë”, tha ai. Kurti po ashtu ka numëruar sukseset që ka arritur Kosova viteve të fundit, me theks të veçantë tek rritja e ekonomisë së vendit. /Gazeta Enigma.